Secondary Adv

Rihapet shkolla “Kosova”, Veliaj: Gati ne shtator. Ne projekt jane edhe 17 shkolla te tjera

U deshën 3 vite që shkolla “Kosova” të rindërtohet dhe të jetë gati për të pritur nxënësit e saj. 

 

Pas ndërhyrjes nga Bashkia e Tiranës tashmë kjo shkollë 9 vjeçare, me një infrastrukturë të re dhe kapacitete të shtuara, do të mirëpres në shtator deri në 400 nxënës. Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se janë në projekt edhe 17 shkolla të tjera ndërtimi i të cilave do të eliminojë mësimin me dy turne. “Sapo mbaruam inspektimin përfundimtar të asaj që unë besoj se është shkolla më e bukur në Shqipëri, shkolla “Kosova”. Jam i emocionuar sepse ka qenë shkolla ime, porse është edhe shkolla e katërt që ndërtojmë në Tiranë, ende pa hyrë në vitin tonë të katërt në bashki, çka s’ka të krahasuar me mandatin para nesh kur nuk u ndërtua asnjë shkollë e re në Tiranë. Ajo që më gëzon më shumë është fakti se pas shkollës së katërt, po përfundojmë edhe shkollën “Servete Maçi” e do të nisim 17 të tjera me projektin tonë të shkollave me partneritet publik-privat, të cilat do të zhdukin një herë e mirë mësimin me dy turne”, tha Veliaj. Shkolla 9-të vjeçare “Kosova” është një godinë me 4 kate, 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ka 18 klasa, mjedise për psikologun, për dentistin, hapësira për evente dhe organizime etj. Kjo është shkolla e katërt e re që i shtohet Tiranës, pas shkollës “Betim Muço” në Kombinat, “Hasan Tahsini” në Njësinë 8 dhe “Ardian Klosi” në Njësinë 4, të cilat pritën nxënësit shtatorin e kaluar./Scan 


Më të lexuarat